33 të konfirmuar pozitivë, ku janë rastet e reja në Berat

schedule21:12 - 12 Janar, 2021

schedule 21:12 - 12 Janar, 2021

Mes 33 rasteve të konfirmuara sot pozitivë nga Ministria e Shëndetësisë në qarkun e Beratit konfirmohen të prekur edhe në disa institucione vendore. Mes të infektuarve janë: 1 specialist në drejtorinë e sh.a.Ujësjellës-Kanalizimeve Berat dhe 1 specialist në Drejtorinë e Bujqësisë Berat.

Të prekur me Covid-19 janë konfirmuar edhe në disa biznese private, që operojnë në shërbim të qytetarëve. Një kamarier në një fast-food në Berat, një punonjës i një qendre tregtare dhe një shitëse në një dyqan robash në Urë-Vajgurore janë prekur nga SarsCov-2.

22 raste të infektuarish rezultojnë të jenë pensionistë,të moshave nga 60-72-vjeç, ndërkohë që 6 raste të tjera “pozitive” konfirmohen të papunë. Burimet zyrtare brenda Drejtorisë së Shëndetit Publik Berat konfirmojnë se, mes të infektuarve nuk janë regjistruar persona me simptoma të rënda. E ndërkohë që rastet me Covid-19 po njohin sërish rritje nga dita në ditë, aktualisht në qarkun e Beratit regjistrohen 802 raste aktive. /abcnews.al