320 mijë €, gjyqi në CAS dhe plani i Tiranës: Tufa e Skarço zbërthejnë gjithçka

schedule00:02 - 8 Janar, 2021

schedule 00:02 - 8 Janar, 2021

Tiranës i është bllokuar merkato nga FIFA dhe në emisionin “Pressing”ABC u diskutua me atë që ka ndodhur. Gazetari Endi Tufa ka shpjeguar gjithë historinë me Moctar Cisee, prej të cilit edhe kampionët në fuqi të vendit e kanë pësuar.

“Bëhet fjalë për një lojtar që ishte te Tirana në sezonin 2016/2017. Ka patur një problem me klubin e mëparshëm sa i përket rrogave, Tirana është palë e tretë në këtë çështje. FIFA i ka dhënë të drejtë lojtarit për pagat, por jo për kalimin te Tirana.

Ai nuk ka patur të drejtë të luante me një ekip tjetër. Lojtari është gjobitur me 320 mijë euro, ai nuk ka mundësi ta paguajë dhe i bie që këtë shumë ta paguajë Tirana.  Klubi i Tiranës nuk ka bërë shkelje, është përballur në gjyq me Wydad Casablanca dhe ka humbur në CAS.

Lojtari nuk ka mundësi të paguajë shumën, kështu që FIFA e përjashton, nuk mund të luajë. Tirana kalon si palë përfituese, FIFA konsideron klubin që merr shërbimin e lojtarit si përfituese. Tani detyrohet Tirana të paguajë shumën e 320 mijë eurove, bashkë me kamatëvonesat.

Pak a shumë si Partizani me Çinarin. Tirana do e paguajë brenda dy javësh”, deklaron Tufa. Pagesa, ose një marrëveshje për pagesën me këste me Wydad Casablanca do të hapte merkaton e Tiranës, që e shikon të domosdoshme të përforcohen.

Më pas fjalën e mori gazetari Eno Skarço, i cili shtoi: “Hapi i parë ishte vendosja e kontaktit me Casablanca. Ka qenë një mbledhje që ka zgjatur 9 orë, në tentativë për ta zgjidhur këtë gjë me një marrëveshje mes klubeve. Bëhet fjalë për të paguar me këste këtë shumë. Presidenti Halili më ka thënë që është i gatshëm të paguajë shumën, për t’iu dedikuar më pas merkatos, pasi Tirana i ka gati afrimet.

Një qendërmbrojtës që do zëvendësonte Vangjelin. Ky i fundit ka probleme familjare dhe mund të mos jetë më në dispozicion të skuadrës. Trajneri Dede më tha që jemi duke tentuar të përforcohemi në çdo repart, emrat i kemi gati. Te Tirana shpresonin që dënimi të vinte në shtator”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!