32 vjet nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, Gonxhe: PD ka ende mendësi diktature, nuk bëhet e besueshme

schedule17:48 - 20 Shkurt, 2023

schedule 17:48 - 20 Shkurt, 2023

Blendi Gonxhe ishte i ftuar në News Line në Abc News me moderatoren Viol Xhafaj, ku kujtoi 20 Shkurtin 1991, ditën kur u rrëzua busti i diktatorit Enver Hoxha. Busti ishte vendosur në sheshin “Skënderbej”  dhe u tërhoq zvarrë rrugëve të qytetit nga mijëra qytetarë të revoltuar kundër diktaturës.

Ajo shënoi në fakt edhe fundin e diktaturës në Shqipëri. Teksa kujtoi këtë moment të rëndësishëm, ai komentoi edhe situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike në ditët e sotme. Sipas tij, PD nuk po arrin që të bëhet e besueshme sot e kësaj dite pasi vijon të ketë ende mentalitetin e një diktature.

“Vijmë në të njëjtën situatë sot që edhe sot e kësaj dite, PD ka atë lloj mendësie që mund të bëjë gjithçka përpara interesave të vendit, mund të sakrifikojë edhe fatin e vendit për interesa personale. Mua nuk më bën krenar si bashkëthemelues i PD në dhjetor por më pas kemi pasur kundërshtimin e plotë të PD për heqjen e Enverit nga universiteti.

Studentët këmbëngulnin që nuk është çështja te busti por se nuk mund të ushtronim demokraci nën hijen e tij.“, u shpreh Gonxhe. “Kemi mungesë të theksuar besimi, respekti dhe të rëndësisë standarte…Nëse dalim nga ajo lloj errësire duhet të kishim pasur vëmendje. Këto standarde munguan, erdhën partnerët.

Erdhën aleatët tanë si SHBA por në përgjithësi mungoi një plan marshall demokracie në kuptimin e standardeve. U morën shumë projekte dhe institucione financiare dhe nuk u investua në standardet siç duhet. Gjithë këto standarde munguan në PD dhe rezultati ishte i pritshëm kur disa më vonë.

Disa zëra që ishin të çmuar ndër vite u përzunë, dhe PD vuajti një lloj përsëritje, jo me sjelljen e një diktatore por një lloj përsëritje të zakonit të regjimit të shkuar, me mendësi të para ’90. Kjo parti nuk po arrin dot të bëhet e besueshme për shkak të kësaj mendësie.“, shtoi më tej Gonxhe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!