Humb kontaktet me familjen një 40-vjeçar nga Lepenica e Vlorës. Ermal Ngucaj, 40 vjeç, prej 4 ditësh nuk ka asnjë kontakt me familjen, mëson abcnews.al
Ndërsa familjarët kanë denoncuar sot zhdukjen e tij. Mësohet po ashtu se dyshimet paraprake të policisë lidhen me ngjarje për shkak së të kaluarës së personit.
Kjo pasi Ngucaj Ka pasur precedent penal. 40-vjeçari ka një vit që ka dalë nga burgu.
Makina e 40-vjeçarit është gjetur në fshatin Mavrovë të Vlorës. Familja dyshon se bëhet fjalë për rrëmbim. s.b/abcnews.al/