32 gola deri më tani, djali i Marcelos nuk ka të ndalur me të rinjtë e Real Madrid

schedule15:56 - 25 Mars, 2023

schedule 15:56 - 25 Mars, 2023

Enzo Alves, djali i Marcelos, vazhdon të prodhojë gola. Ai shënoi katër gola të tjerë me skuadrën e Infantil A të Real Madrid, këtë herë ndaj Atletico Madrileno. Pjesën e parë e mbylli me hat trick, përkatësisht në minutën e 6-të, 12-të dhe 26-të, ndërsa të katërtin në minutën e 85-të. Katër golat e tij dhe një i Bugarin vulosën fitoren për “Los Blancos-it” e vegjël me rezultatin 0-5.

Enzo, i cili u rikthye në skuadër javën e kaluar pas disa kohësh i dëmtuar, ka shënuar shtatë gola në dy ndeshjet e fundit. Një tregolësh e shënoi një ditë më parë kundër Alcala në vetëm gjashtë minuta. Sot ndaj Atletico Madrileno, katër gola të tjerë, gjithsej 32 të tillë në këtë sezon.

Real Madrid duhet ta sigurojë mirë djalin e Marcelos, pasi shifrat e tij për golat e shënuar sa vijnë edhe rriten akoma më shumë. Djaloshi i ka kaluar 100 gola deri më tani që prej vitit 2017. Enzo është një nga xhevahirët më të mëdhenj të akademisë së të rinjve të Real Madrid dhe klubi nuk ka nguruar të besojë në projeksionin e tij dhe ta mbrojë atë për të ardhmen.

“Kontrata ime e parë me klubin më të mirë në botë, jam shumë i lumtur”, ishin fjalët e Enzos në ditën që hodhi firmën e tij mbi fletën e bardhë./ h.ll/abcnews.al