31-vjeçari në Mallakastër arrestohet për kultivim kanabisi

schedule09:48 - 30 Qershor, 2021

schedule 09:48 - 30 Qershor, 2021

Policia e Mallakastrës vijon aksionin për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Në kuadër të këtij aksioni, uniformat blu kanë arrestuar 31-vjeçarin G.SH banues në Fier, pasi dyshohet se ka kultivuar kanabis në kubikë, në vendin e quajtur “Dardhas”.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”

Informacion-Goditet një rast i tentativës për kultivimin e bimëve narkotike, vihet në pranga autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, si rezultat i kontrollit të territorit kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. Sh., 31 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa në kubikë, në pronë publike, në vendin e quajtur “Dardhas”, Aranitas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”./abcnews.al/