Në 24 orët e fundit në Maqedoni janë regjistruar 256 raste të reja nga COVID-19 nga 2778 testime që u kryen. Në po të njëjtën periudhë, janë shëruar 545 pacientë kurse kanë vdekur 31 persona.
Viktima më e re në moshë është një 18-vjeçar nga Gjevgjelia. Rastet aktive janë 13631. Mbrëmë Maqedonia u trondit pasi spitali COVID në Tetovë u përfshi nga flakët duke marrë jetën e 14 personave./ Abcnews.al