305 raste aktive me COVID, ku janë vatrat më problematike në vendin tonë

schedule11:09 - 9 Qershor, 2020

schedule 11:09 - 9 Qershor, 2020

Është rritur i numrit të rasteve aktivë me koronavirus në vendin tonë. Aktualisht janë 305 qytetarë aktivë me COVID 19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Kamëz.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 18500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1299 raste, ku vetëm ditën e sotme janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 36 persona.

LEXO EDHE: Sot, numri më i lartë i të prekurve nga koronavirusi që prej fillimit të Pandemisë

Gjithashtu dy ditët e fundit në vendin tonë është shënuar një rritje e numrit të rasteve të shtrimit në spital ku numri i tyre është 41, mes të cilëve 6 në terapi intensive dhe 2 të intubuar.

Statistika (9 Qershor 2020)

Testime totale                         18960

Testime molekulare                16716

Testime serologjike                 2244

Raste pozitive                          1299

Raste të shëruara                      960

Raste Aktive                             305

Humbje jete                              34 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë           204

Shkodër         29

Krujë             24

Kamëz            19

Durrës           10

Mat                 9

Lushnje           4

Tropojë          2

Korçë              1

Librazhd          1

Mallakastër     1

Lezhë           1./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!