Iraku ka varur tre persona të dënuar për përfshirje në një sulm me bombë në Bagdad që vrau më shumë se 300 njerëz dhe plagosi qindra në vitin 2016. Ekzekutimet u kryen të dielën ose të hënën, tha zyra e kryeministrit Mohammed Shia al-Sudani por duke mos përmenduar emrat e të ekzekutuarve.
Një burim qeveritar tha për AFP se Ghazëan al-Zawbaee, që konsiderohet të jetë organizatori i IS pas sulmit, ishte në mesin e atyre që u vranë. Ngjarja ndodhi në Korrik të vitit 2016, ku automjet i mbushur me eksploziv u hodh në erë pranë një qendre tregtare plot me njerëz në Karrada.
Bomba shpërtheu teksa njerëzit po shijonin një natë gjatë muajit të shenjtë islamik të Ramazanit. Shumë prej viktimave u vranë nga një zjarr që përfshiu ndërtesën pas shpërthimit të bombës.
Ministri i Brendshëm Mohammed Ghabban dha dorëheqjen pas shpërthimit./abcnews.al