300 urgjenca në ditë në pediatrinë e QSUT

schedule21:46 - 25 Nëntor, 2021

schedule 21:46 - 25 Nëntor, 2021

Virozat e stinës kanë shkaktuar fluks në urgjencën e pediatrisë në QSUT. Në një ditë aty paraqiten rreth 300 fëmijë. Shefja e Pediatrisë së Përgjithshme, mjekja Numila Kuneshka apelon mjekët e qyteteve të tjera që një pjesë të rasteve t’i trajtojnë në spitalet rajonale, për të shmangur mbingarkesën në QSUT.

Mjekja  sqaron se çdo fëmije i kryhet testi i shpejtë për COVID, para shtrimit në pediatrinë e QSUT. Çdo ditë, sipas saj, rezultojnë të prekur nga virusi rreth 2 fëmijë.

Më së shumti fëmijët paraqiten në QSUT me kollë, temperaturë, probleme të rrugëve respiratore, deri në pneumoni apo bronkopneumoni. /abcnews.al/