300 punonjësit e një fasonerie në Lezhë protestë për mungesën e energjisë

schedule08:13 - 25 Shkurt, 2021

schedule 08:13 - 25 Shkurt, 2021

Nga Gjergj Figuri

Beteja për t’u ushqyer duket më e fortë se masat anti-covid. Këto gra rrezikojnë të mbeten pa punë.

Këto janë punonjëset e një fasonerie në Lezhë që protestojnë për shkak se energjia elektrike ju ndërpritet vazhdimisht.

Herë me punë e here pa punë ato nuk plotësojnë dot normën dhe po paguhen pak. Ndërsa prej luhatjeve të tensionit janë djegur dhe makineri. Sindikalisti Igli Molla thotë se në këto kushte fabrika rrezikon të falimentojë dhe punonjësit të mbete pa punë.

Edhe sot u kthyen mbrapsht. “Do ti dërgoj në shtëpi nuk ka energji” tha ai. Nëse ky problem nuk do të zgjidhet 300 punonjësit e kësaj fabrike do t’i shtrohen listës të të papunëve në Lezhë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!