300 palë këpucë për jetët e humbura në bombardimin e teatrit në Mariupol

schedule21:39 - 27 Mars, 2022

schedule 21:39 - 27 Mars, 2022

Qytetarët në Hungari kanë nxjerrë 300 palë këpucë të vjetra në bregun e lumit Danub në Budapest, për të përkujtuar jetët e humbura gjatë bombardimeve në teatrin e Mariupolit më 15 mars.

Nëpërmjet një postimi në Facebook organizatorët e memorialit thanë se këpucët u vendosën pranë një memoriali ekzistues “Këpucët në bregun e Danubit” , i cili përkujton masakrën e hebrebnjve hungarezë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Evropianët duhet të marrin të gjitha masat e mundshme për t’i dhënë fund kësaj tragjedie. Derisa kjo të ndodhë, këtu do të shfaqen këpucë të reja”.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba përshkroi mirënjohjen e tij për organizatorët e memorialit në një postim në Facebook, dhe tha se aktivistët ishin frymëzuar nga fjalimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në fillim të kësaj jave në një samit të BE-së, në të cilin ai iu referua memorialit hebre hungarez. Kuleba shtoi, “Historia po përsëritet, pikërisht tani, para syve tanë. Prandaj, nuk mjafton të simpatizojmë tani, duhet të vërtetojmë me vepra konkrete.”/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!