300 mijë euro për Nwabueze, zbulohen klubet që e duan

schedule15:57 - 13 Korrik, 2020

schedule 15:57 - 13 Korrik, 2020

Kyrian Nwabueze, sulmuesi i Laçit, këtë verë mund të transferohet në një tjetër klub dhe të lërë Superioren. Autori i 19 golave me kurbinasit, kishte disa oferta në janar, madje dy prej tyre ishin konkrete dhe Laçi vendosi ta mbante në skuadër, pasi ishte e vështirë të zëvendësohej në ato momente.

Në Turqi raportojnë për interesimin e disa klubeve të elitës. Kasimpasa dhe Konyaspor janë de prej klubeve që e pëlqejnë amerikanin e Laçit, por nuk janë të vetmet. Raportohet se edhe Hatayspor, klub që thuajse e ka siguruar ngjitjen në elitë, i ka hedhur sytë nga goleadori i Superiores.

Nwabueze ka edhe një vit kontrate me Laçin dhe mediat turke shkruajnë se kurbinasit kërkojnë 300 mijë euro për kartonin e tij. Kjo mbetet për t’u konfirmuar, pasi presidenti Laska në janar ka refuzuar oferta më të mira.

Gjithsesi, te Laçi janë të hapur për oferta dhe sigurisht që për ta është e rëndësishme të mos e humbasin sulmuesin me parametra zero. Me përfundimin e kampionatit pritet që të ketë zhvillime dhe mbetet të shihet se ku dhe për sa para do të transferohet Nwabueze. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!