300 mijë banorë largohen nga New York muajt e fundit

schedule15:22 - 16 Nëntor, 2020

schedule 15:22 - 16 Nëntor, 2020

Pandemia, kriza ekonomike, rritja e numrit të krimeve dhe vrasjeve. Janë këto arsyet që kanë shtyrë më shumë se 300 mijë banorë të Nju Jork që të braktisin shtëpitë e tyre në muajt e fundit.

Perëndimi i Nju Jork. Më shumë se 300 mijë banorë e kanë braktisur në 8 muajt e fundit. Banorët kanë prezantuar më shumë se 290 mijë kërkesa për ndryshim adrese që nga muaji mars e deri në fund të tetorit, sipas të dhënave të publikuara nga shërbimi i postës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por numri i të zhvendosurve mund të jetë dhe më i madh: pasi shpesh një ndryshim adrese nuk korrespondon me një person, por me një çift apo familje të tërë.

Pavarësisht numrit të saktë, eksodi i nisur pasi koronavirus goditi Nju Jork në fillim të pranverës, është shumë më i madh në krahasim me vitet e mëparshme.

Por arratisja nga Nju Jork nuk ka lidhje vetëm me pandeminë por dhe me shqetësimet ekonomike, kaosi në shkolla dhe rritja e kriminalitetit, sipas ekspertëve. Pjesa më e madhe e njerëzve kanë frikë. Sipas një sondazhi të kryer në korrik – gusht të këtij viti, 44 për qind e të intervistuarve kishin marrë në konsideratë idenë për t’u transferuar jashtë qyteti në katër muajt e mëparshëm, sidomos për shkak të jetesës së shtrenjtë.

Sipas një raporti të Miller Samuel dhe Daglas Ellimen, të publikuar në muajin qershor dhe të cituar nga SiEnBiEs, për t’u larguar nga pandemia, ata që mund të punonin nga shtëpia janë transferuar diku tjetër; duke shkaktuar një rënie në tregun e qiradhënies në Nju Jork. Vetëm në muajin qershor, 10 mijë apartamente ishin sërish të lira për t;u lëshuar me qira, duke shënuar një rritje me më shumë se 85 për qind në krahasim me muajin maj. Ndërsa çmimet e qirave, po sipas këtij raporti kanë rënë me 8 për qind në krahasim me një vit më parë.

Segmenti i tregut të banesave më i prekur nga kriza, është i i apartamenteve të mëdha që banohen nga familje. Agjentë imonbiliarë theksojnë se shumë familje janë transferuar në periferi, ku ka shtëpi me oborr dhe hapësira më të mëdha. Ndërsa nju jorkezë të tjerë kanë ikur dhe më larg: Los Anxheles apo Honolulu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!