30-vjeçarja e aksidentuar në gjendje të rëndë, familjarët: Nevojë urgjente për gjak B+ ose 0-

schedule11:26 - 21 Prill, 2021

schedule 11:26 - 21 Prill, 2021

Një vajzë 30-vjeçare pas një aksidenti automobilistik ka nevojë urgjente për gjak. Familjarët kanë bërë apel për ndihmë ndërsa theksojnë se grupi i gjakut duhet të jetë B+ (B pozitiv) ose 0 – (Zero negativ).

Vajza në fjalë ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë. Familjarët kanë bërë apel që kushdo që mundet t’i ndihmojë, t’i kontaktojë në numrin e cel : 0692142198.

Apelin e familjarëve në nevojë e kanë shpërndarë në rrjetet sociale edhe persona vip, ku kërkojnë ndihmë e  secilitdo personi që mund të dhurojë gjak për të shpëtuar jetën e vajzës 30-vjeçare.