30-vjeçari ra nga lartësia, Policia jep detaje: Dyshohet se është vetëhedhur

schedule21:18 - 1 Gusht, 2020

schedule 21:18 - 1 Gusht, 2020

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në zonën e “Unazës së Re” në Tiranë, ku një 30-vjeçar ka rënë nga lartësia.

Sipas policisë 30-vjeçari O.H., dyshohet se është vetëhedhur.

Ndërkohë grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.08.2020, rreth orës 20:15, në Unazë të Re, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia shtetasi O.H., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.