“30 vite na gënjyen”, Pjerin Ndreu e çon Ramën në lagjen e tij: Detyrën kemi bërë

schedule17:11 - 30 Mars, 2021

schedule 17:11 - 30 Mars, 2021

Gjatë qëndrimit në Lezhë, Edi Rama i shoqëruar nga kryetari i bashkisë Pjerin Ndreu inauguroi rrugën e re në rrugën e Lalmit të Ri, që sipas tij “më në fund do ta nxjerrë nga izolimi”.

Rruga e re, vijoi më tej Edi Rama do i bëjë “pjesët e qytetit të komunikojnë me njëra-tjetrën si dhe lehtësuar trafikun e penguar nga ndërtimet absurde shumëkatëshe, qoftë mbi kanal e qoftë mbi rrugë”.

 

Një qytetar e falënderoi kreun e qeverisë për investimin. “Faleminderit, mirënjohës” i tha ai, ndërsa kryeministri u përgjigj “detyrën kemi bërë”, por qytetari i kujtoi 30 vitet e shkuara “Na kanë rrejtur”.

Kryebashkiaku e çoi kryetarin e partisë edhe në lagjen ku ka pas jetuar më parë. “Kjo ka qenë lagja ku kam jetuar unë më parë” i tregoi Ndreu, Edi Ramës./ db/ Abcnews.al