Është mbyllur takimi i parë gjysmëfinal i Carabao Cup mes Leicester Cityt dhe Aston Villës. “Dhelprat” nuk arritën të merrnin më shumë se një barazim 1-1 në fushën e tyre, duke e komplikuar kualifikimin në finale në ndeshjen e kthimit.
Edhe pse nuk fituan, të besuarit e Brendan Rodgers vazhdojnë të tregojnë karakter të fortë dhe tani, kanë plot 30 ndeshje pa humbje. Ishin miqtë e Aston Villës ata që shënuan të parët, me anë të mbrojtësit francez, Guilbert.
Për Leicester, barazoi nigeriani Kelechi Iheanacho, i ardhur nga stoli. Ndeshja e kthimit mes dy skuadrave do të luhet pas tri javësh, në “Villa Park”./abcnews.al