30 minuta ecje në ditë, zvogëlon rrezikun e diabetit tek meshkujt

schedule08:51 - 6 Dhjetor, 2019

schedule 08:51 - 6 Dhjetor, 2019

Ushtrimi i moderuar i ndonjë aktiviteti fizik, e zvogëlon rrezikun e zhvillimit të diabetit.

Tashmë dihet se pasiviteti e rrit rrezikun e problemeve të zemrës dhe obezitetit. Mirëpo, shkencëtarët në studimin e fundit, kanë gjetur se aktivitetet e thjeshta fizike siç është ecja, për vetëm 30 minuta në ditë, mund të rrisë  nivelet e hormoneve, të cilat e zvogëlojnë apetitin dhe nivelin e sheqerit.

Mirëpo, këto rezultate janë bërë të dukshme vetëm tek meshkujt, gjë e cila shpjegohet nga ndryshimet fiziologjike që kanë meshkujt dhe femrat.

Autorët e këtij studimi, kanë thënë se këto gjetje tregojnë edhe një herë rëndësinë e aktiviteteve në zvogëlimin e rrezikut të prekjes nga sëmundjet metabolike.

Për realizmin e këtij studimi, studiuesit kanë studiuar lidhjen mes të aktivitetit të përditshëm fizik dhe hormonit, që e zvogëlon rrezikun e diabetit.

Ky hormon i quajtur glukagon, e redukton oreksin dhe e stimulon prodhimin e insulinës, duke e zvogëluar sasinë e sheqerit në gjak.

Studimi u bë nga një grup shkencëtarësh dhe është publikuar në revistën shkencore “Endocrine Connections”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!