Manuel Locatelli është ylli i Sassuolos. 23-vjeçari italian është rritur shumë prej korrikut të vitit 2019, kohë kur u transferua nga Milani tek ekipi i De Zerbit.
Sot është një nga mesfushorët më të mirë në Serie A, teksa ia ka dalë të kthehet edhe në një titullar te kombëtarja e Roberto Mancinit.
Juventusi e pëlqen shumë, por edhe Manchester City. Klubi anglez ka përgatitur një ofertë prej 30 milion paundësh për kartonin e Locatellit.
Pep Guardiola e do menjëherë në skuadër, por duhet të presë deri në fund të sezonit. “Është gjë e mirë kur të gjithë flasin për ty, kjo tregon se po bëjmë një punë të mirë.
Locatelli te City? Këto bisedime bëhen në verë, merkato e dimrit nuk vlen për lojtarët e rëndësishëm“, deklaron për Rai Sport Giovanni Carnevali, administratori i deleguar i Sassuolos. /abcnews.al