Deputeti Dashnor Sula, ka zgjedhur një mënyrë origjinale në shenjë protestë në Kuvendin e Shqipërisë, për rritjen e ushqimeve.
Sula ka marrë një sasi të ushqimeve të shportës ku çmimi total shkon në 30 mijë lekë. Sipas tij, kjo shportë duhet në tre ditë dhe për shqiptarët është e papërballueshme.
“Po ju them që i kam marr në markën me çmimet më të ulëta. Këto bëjnë 30 mijë lekë. Sa i bie të ushqehen me këtë shportë që duhet një herë në tre apo dy ditë. Pra duhen 600 mijë lekë vetëm për tu ushqyer. Pa llogaritur ushqimet e tjera. Kam ardhur këtu sot në shenjë proteste.” tha Dashnor Sula.
Sula i bëri thirrje qeverisë dhe Edi Ramës që të amnistojë dhe të gjejë një zgjidhje për të ndihmuar familjet shqiptare për shkak të çmimeve.
“Të bëjnë indeksimin e çmimeve. E qartë dhe e thjeshtë si në Maqedoni. Që ka zëruar TVSH për shportën” tha Sula.
/abcnews.al/