3 zgjedhje në një ditë, Meta sfidon Ramën

schedule16:50 - 2 Korrik, 2019

schedule 16:50 - 2 Korrik, 2019

3 zgjedhje në një ditë. Është ky propozimi i fundit që bën presidenti i Republikës që vendi të dalë nga kriza politike.

“Në 13 tetor edhe zgjedhje të përgjithshme edhe vendore dhe unë garoj për president. Kjo është rruga që e zgjidh këtë krizë që shqiptarët të mos shkojnë sërish të futen nëpër ambasada. Boll e zbrazëm Shqipërinë”.

Zgjidhja që ofron presidenti  kërkon që të shihet me seriozitet në mënyrë të veçantë nga mazhoranca duke i dhënë një këshillë të re Kryeministrit Edi Rama.

“Axhenda ime nuk është Edi Ik por Edi Reflekto, por kjo ishte që nga e shtuna, sot them Edi thellohu”.

Në të kundërt paralajmëron se do të rreshtohet krah atyre që kanë ende gjak shqiptari.

“Nëse nuk je i pavarur të marrësh vendimet e duhura, unë dhe gjithë shqiptarët e ndershëm që kanë ende gjak shqiptari do ta mbrojnë Shqipërinë nga gjithë ata miliarderë që i duket Shqipëria mizë lisi e mund të tallen”.

Në mënyrë të drejtpërdrejtë mesazhin ia dërgon Xhorxh Sorosit.

“Kam dy fjalë për miliarderin Soros, ju uroj jetë të gjatë, suksese dhe të birit që vjen shpesh në Shqipëri, ti gëzojë miliardat, Ilir Meta nuk është i racës së Gruevskit është Presidenti i vendit dhe i de për zot vendit. Jam i racës së tipit Avni Rustemi, Mic Sokolit, Vojo Kushi”. 

Presidenti zbulon se disa prej ndërkombëtarëve janë pjesë e një grupi të strukturuar që punon sipas parimeve të Deep State që synon kapjen e shtetit dhe që kanë gjetur njeriun e duhur për këtë çështje.

“Që nuk vjen në takim me Presidentin por lahet në pishinë edhe pse Presidenti i ka treguar rrugën e zgjidhjes”.

Inicialet e këtij grupi janë PPPD.

“Politikanët; Propaganda; Policia (Rrugët policeske që ndiqen për të shantazhuar sipërmarrës, gazetarë, opozitarë, qytetarë) Diplomatët që kanë braktisur parimet perëndimore dhe raportojnë sipas qejfit të Ramës”.

Kur flet për diplomatët e huaj sqaron se takimin e e zhvilluar përfaësuesit e selive më të rëndishme diplomatike në vend pak minuta para shpalljes së datës së re të zgjedhjeve. në këtë takim u vu re mungesa e të ngarkuars me dytyrë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Nuk më nxjerr dot mua nipi i Spiro Kolekës anti-amerikan. Po erdhi dita t’më heqë vizën amerikane nipi i Spiro Kolekës…Unë vizën nuk ja heq kurrë demokracisë, as që bëhet fjalë në këtë botë. Pse niseni nga ata që nisin SMS-të, ata të gruas së Balilit. Unë ambasadoren e SHBA-ve e kam takuar më vete, dy tre ditë para se të merrej ky vendim (dekreti i zgjedhjeve). E kam sqaruar, i kamë thënë keni ndonjë shqetësim nga ana ligjore? Jo. Faleminderit shumë, qëllimi është ky. Unë tani po përpiqem me të gjithë”. 

Ka ardhur koha që në Shqipëri të bëhet shtet jo cirk nënvizoi kryetari I shtetit duke komentuar edhe veshjet e kryeministrit Rama.

“Do të bëjmë shtet, apo do të bëjmë cirk? Nëse do bëjmë cirk, veshim nallane e çitjane. Nëse më thotë burri i Monikës do t’i them gruaja e Bilalit. Unë jam President, nuk më intereson Monika dhe askush tjetër”.

Duke u rikthyer në kohë, Ilir Meta u kujton politikës së re e të vjetër kufirin që e karkaterizon në vendimet që merr.

“Është mirë të mos e provojë askush kokëfortësinë time për mbrojtjen e interesave të Shqipërisë…është mirë! Nuk jam vetëm! Janë shumë shqiptarë me mua!”

E po me kokën pas tregon se si ka e ka bindur aleatin e tij në atë kohë Edi Ramën të merrte pjesë në zgjedhje.

“Precedentët me zgjedhjet i ka krijuar vetë Edi dhe atë krizë e kam zgjidhur unë. Kisha dhënë fjalën tek ambasadori gjerman, i thashë Ramës lëri lojërat nëse ke frikë nga Saliu bëhem unë kryetar bashkie t’i bëhu Kryeministër. I kam thënë lërja KQZ, Saliut se prapë do fitojmë”. 

I akuzuar nga Kryeministri se po mbështet opozitën, Presidenti kërkon fillimisht celularin e tij.

“Ma jep pak celularin”.

Për të lexuar mesazhin që ai thotë se kryeministri ia ka dërguar dy ditë pasi opozita dogji mandatet.

“Lulit i kam shkruar në fund të 2017 se pas zgjedhjeve lokale nuk do ketë më kryetar partie ndërsa ty po të them se kur të mbarosh mandatin nuk do gjesh më gjurmë LSI-je.

Mua kur nuk më erdhi keq për PS që i dhashë vitet më të mira, nuk më vjen keq për LSI se e kam bërë për t’i dhënë një mundësi të rinjve të bëjnë një gjë më të mirë për Shqipërinë. Ky thotë se këta kanë frikë nga drejtësia ndërsa vetë nuk ka frikë se është drejtësia vetë”.

Tani për tani është në pritje Presidenti i Republikës dhe i hapur për çdo propozim tjetër që i jep zgjidhje kësaj krize. E rëndësishme sipas tij është që të gjitha partitë të mos i tremben garës elektorale dhe ti lenë të lirë shqiptarët të zgjedhin./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!