Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

3 vjedhje në dy javë/ Arrestohen tre “skifterët” në Tiranë, në një banesë, vodhën 14 mijë euro

schedule09:52 - 14 Janar, 2026

schedule 09:52 - 14 Janar, 2026

Arrestohen 3 shtetas te akuzuat si autore te disa vjedhjeve. Alban Mullaymeri, Sergeto Turullaj, Gentjan Kala rezultojnë të dënuar më parë, për të njëjtin krim.

Zbardhen 3 vjedhje të kryera nga ky grup, gjatë muajit janar. Njëra prej vjedhjeve u krye dje, ndërsa në njërën prej banesave, u vodhën 14 000 euro dhe sende me vlerë.

Pjesëtarët e grupit fillimisht fotografonin bravat e dyerve të banesave. Më pas, pamjet studioheshin nga pjesëtarët e grupit, për të zbërthyer mekanizmin dhe për të mundësuar hapjen, me çelës universal.



Nga hetimet dyshohet se 3 shtetasit, të organizuar si grup, më datë 7 janar, kanë vjedhur në një banesë në rrugën “Don Bosko”, më datë 10 janar, kanë vjedhur 14 000 euro dhe sende me vlerë në një banesë në rrugën “Dritan Hoxha”, dhe dje, kanë vjedhur në një banesë në rrugën “Don Bosko”.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!