3 viktima në 24 orë nga Covid 19 në Serbi, rritet numri i të infektuarve

schedule19:14 - 7 Prill, 2020

schedule 19:14 - 7 Prill, 2020

247 raste të reja të infektuar nga COVID-19 janë konfirmuar në Serbi ndërkohë që 3 persona kanë humbur jetën duke e çuar në 61 numrin e personave që kanë humbur jetën.

Zëvendës drejtoresha e Institutit Shëndetësor, Darija Kisic Tepavcevic u shpreh se në 24 orët e fundit u kryen 1,074 teste ku 247 rezultuan pozitiv, duke e çuar në 2,447 numrin e personave të infektuar, prej të cilëve 1349 janë të shtruar në spital.

Epidemiologu Predrag Kon u shpreh gjatë ditës së sotme se masat izoluese në vend kanë dhënë rezultat pozitiv dhe se ato do të vijojnë edhe për 10 ditët e ardhshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!