3 të arrestuar gjatë aksionit, si u gjetën 1.3 ton kokainë në magazinën e frutave

schedule19:15 / 19/02/2020

Të paktën tre persona janë arrestuar në Maqedoninë e Veriut lidhur me sekuestrimin e 1.3 ton kokaine. Sipas mediave vendase në pranga kanë rënë 2 shoferë dhe 1 magazinier që punonin në magazinën e frutave ku u gjet edhe droga

Sakaq, vijon  operacioni në fshatin Krushopek të Sarajit, ku është zbuluar një magazinë frutash, që fshihej sasia e drogë. Në këtë aksion policor po marrin pjesë edhe pjesëtarë të Guardia di Finazza të Italisë.

Sasia e kokainës dyshohet se e ka origjinën nga Amerika, ndërsa si destinacion përfundimtar kishte Slloveninë. Aksioni policor është në zhvillim e sipër.

Lajmi është konfirmuar edhe nga ministri i Brendshëm Naqe Çulev.  “Informoj opinionin se Ministria për Punë të Brendshme në këtë moment ka ndërmarrë disa masa operative dhe aktivitete. Me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake po kryhen bastisje në fshatin Krushopek në afërsi të Shkupit, për tregti të paligjshme të drogës”, shkruan mes të tjerash Çulev.

/abcnews.al

 

schedule19:15 / 19/02/2020