3 shenjat e horoskopit që rrezikojnë divorcin në 2023

schedule16:43 - 9 Janar, 2023

schedule 16:43 - 9 Janar, 2023

3 shenjat e mëposhtme të zodiakut do të preferojnë të jenë beqarë për vitin 2023. Edhe nëse tundohen të angazhohen për një marrëdhënie afatgjatë, ata ndoshta do të jenë shumë të zënë me fusha të tjera të jetës së tyre për t’u shqetësuar vërtet.

Ujori
Ujorët do ta kenë të vështirë këtë vit të angazhohen në një lidhje. Ata ndihen më rehat dhe më të lumtur kur janë vetëm dhe bëjnë atë që realisht ëndërrojnë. Ata kanë nevojë për kohën e tyre në mënyrë që t’i përkushtohen vizionit dhe mendimeve të tyre.

Binjakët
Binjakët do të fokusohen te karriera dhe ambiciet e tyre, duke lënë mënjanë fushën e marrëdhënieve, pasi me Merkurin Retrograd dhe Marsin në shenjën e tyre, gjërat ndoshta nuk kanë shkuar shumë mirë dhe është koha që të përqendrojnë vëmendjen diku tjetër.

Virgjëresha
Virgjëreshat janë të vetmuar nga natyra, sepse kanë standarde shumë të larta dhe prioritete të tjera. Janë gjithashtu mjaft kritikë ndaj vetes dhe të tjerëve dhe perfeksionizmi i tyre është pothuajse gjithmonë një pengesë në jetën e tyre. Kështu, ata do të qëndrojnë larg angazhimeve të reja dhe aventurave të dashurisë.

Ndërkaq, personat e lindur nën këto shenja janë më të prirur për divorc, sepse nuk duan të humbin kohë duke u përpjekur të shpëtojnë një martesë që nuk i përmbush më.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!