3 rastet e parashikuara në Kushtetutë për shpërndarjen e Parlamentit

schedule18:40 - 3 Mars, 2020

schedule 18:40 - 3 Mars, 2020

Deklarimi i Presidentit Ilir Meta para mijëra mbëshetësve të tij për shpërndarjen e Parlamentit nuk ishte i papritur dhe as opsion i padëgjuar më parë.

Në fakt, ideja është artikuluar që në momentin që Kuvendi i Shqipërisë nga 140 deputetët që duhet të ketë, mbeti me 122 të tillë.

Në këtë rast mbështetja gjendej tek neni 64 i Kushtetutës që parashikon se Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë. Listat zëvendësuese pas djegies së mandateve nga ligjvënësit e PD dhe LSI-së, shteruan, duke e lënë insitucionin legjistlativ të funksionojë me numër më të ulët.

Kjo situatë e kohës, kur Presidenti përplasej me qeverinë e kryesocialistit Edi Rama, kaloi pa firmosjen e dekretit të paralajmëruar.

Manifestimi i së hënës mbrëma i Presidentit Meta risolli idenë e shpërndarjes së Parlamentit, jo thjeshtë si një paralajmërim por një fakt që mund të ndodh mbas datës 15 të këtij muajit.

Presidenti gjeti mbështetje mes manifestuesve të thirrur prej tij, por e gjen dhe në Kushtetutë?

Ligji themeltar i shtetit parashikon 3 raste kur mund të shpërndahet Parlamenti.

Njëri prej tyre ëhstë në pikën 5, të nenit 87 që parashikon procedurën e zgjedhjes së Presidentit. Kjo pikë parashikon që:

“Në rast se edhe pas votimit të pestë asnjë kandidat nuk siguron shumicën e kërkuar, ose kur pas votimit të katërt pa sukses nuk paraqitet asnjë kandidaturë e re, Kuvendi shpërndahet. Zgjedhjet e reja zhvillohen brenda 45 ditëve nga shpërndarja e tij”.

Parashikimi i dytë është në nenin 96, të pikës 4 dhe tregon si veprohet në rast se vendi i Kryeministrit mbetet vakant dhe procedura ndiqet prej Presidentit.

“Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin”.

Dhe rasti i tretë dhe i fundit është në nenin 104. Në këtë rast duhet që Kryeministri ti propozojë Propozojë Presidentit shpërndarjen e Parlamentit.

“Kryeministri ka të drejtë t’i paraqesë Kuvendit mocion besimi ndaj Këshillit të Ministrave. Në rast se mocioni i besimit votohet nga më pak se gjysma e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, Kryeministri, brenda 48 orëve nga votimi i mocionit, i kërkon Presidentit të Republikës shpërndarjen e Kuvendit”.

Këto nene në leximin e drejpërdrejtë të tyre nuk parashikojnë kushtet mbi bazën e të cilëve Meta mund të shpërndajë Parlamentin.

Kryetari i shtetit e mbështeti paralajmërimin e tij në kushtet që mazhoranca ia hoqi të drejtën si autoriteti i vetëm para të cilin gjyqtarët Kushtetutes betohen para se të marrin detyrën./abcnews.al