3 persona humbin jetën nga sëmundja misterioze në Argjentinë

schedule14:40 - 3 Shtator, 2022

schedule 14:40 - 3 Shtator, 2022

3 persona kanë humbur jetën në Argjentinë për shkak të një sëmundje me origjinë të panjohur, ndërsa më tani janë diagnostikuar 9 persona, sipas mediave të huaja.

“Pacientët kanë probleme me frymëmarrjen për shkak të pneumonisë dhe dëme në mushkri të ngjashme me koronavirusin. Por diçka e tillë është përjashtuar si mundësi,” tha Luis Medina Ruiz, Ministri i Shëndetësisë i provincës argjentinase të Tukuman.

“Jemi të gjithë vigjilent, për këtë arsye kemi lëshuar udhëzues për njësitë e kujdesit intensiv publik dhe privat për të trajuar pacientë që kanë këto simptoma, veçanërisht për të bërë një diagnozë me të gjitha protokollet e nevojshme dhe PPE, siç rekomandohet për të gjithë pacientët me sëmundje të frymëmarrjes”, theksoi ai.

Këto pneumoni nuk kanë asnjë lidhje me Covid-19 apo edhe me gripin dhe Hantavirusin. Të gjithë pacientët e diagnostikuar me këtë pneumoni, nëntë për momentin (tetë prej tyre janë në ekipin e kujdesit shëndetësor)  i janë nënshtruar analizave.

Qendra Tucuman ku u identifikuan rastet, Luz Medica, një klinikë private në qytetin e San Miguel de Tucuman, është vendosur në izolim si masë paraprake. Pacienti zero,  ishte një grua 70-vjeça e cila ishte shtruar në spital në Luz Medica për një operacion rutinë, por pas operacionit ajo kishte zhvilluar një infeksion në mushkëri të konsideruar jonormal që çoi në vdekjen e saj.

Më pas një mjek dhe një infermiere humbën jetëb për shkak të sëmundjes misterioze.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!