Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

3 muaj pa ujë, banorët e Burimasit në Korçë dalin në protestë

schedule20:52 - 17 Shtator, 2020

schedule 20:52 - 17 Shtator, 2020

Furnizimi me ujë të pijshëm është kthyer në një problem për banorët në disa qytete e fshatra të vendit.

“Unë jam edukatore, shkolla këtu nuk ka ujë. Fëmijë të vegjël vijnë me bidonë. Marri fëmijët bidonë për të pastrua banjën”, shprehet ajo.

Të vegjlit në vend të konsumojnë ujin që ju blejnë prindërit, duhet ta përdorin për shërbime të tjera në një kohë që prej pandemisë shkollat duhet të kenë kushte higjienosanitare.

Kjo situatë skandaloze është krijuar në fshatin Burimas, të Korçës për shkak të mungesës së ujit prej më shumë se tre muaj. Edhe prindërit e tyre janë të shqetësuar.

“Nuk dërguan një makinë të çonte ujë në shkollë. Ai vret ndërgjegjja këta njerëz”, shprehet e revoltuar një qytetare.

Banorët e këtij fshati ankohen se prej tre dekadash nuk ju është zgjidhur kjo problematikë. Madje bëjnë edhe ironi pasi janë zhgënjyer nga premtimet.

“Nuk kërkojmë asgjë tjetër, vetëm ujë. Deri në zgjedhje do protestojmë, i kam ujërat e zeza tek dera”.

Për shkak të pandemisë grumbullimet nuk lejohen dhe policia ka ndërhyrë që ti shpërndajë.

Edhe banorët e lagjes “1 Maji” në Vlorë që vuajnë prej 20 vitesh nga mungesa e ujit dhe deri më tani kanë gjetur mënyra alternative për të siguruar ujë. Ata kanë reaguar sërish për këtë problematikë të mbartur ndër vite.

Qytetarët e lagjes “1 Maji” kanë ngritur shpesh zërin, por ankesat e tyre nuk janë konsideruar.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!