3 mënyra se si punëdhënësit e përgjegjshëm duhet të reagojnë ndaj situatës së krijuar nga koronavirusi

schedule11:11 - 6 Mars, 2020

schedule 11:11 - 6 Mars, 2020

Përhapja e koronavirusit ka bërë që shkollat ​​të mbyllen në shumë vende përfshirë Japoninë dhe Italinë.

Covid-19 është përhapur në të gjithë globin, duke shkaktuar kështu një krizë të madhe financiare tek bizneset.

Nga frika e përhapjes së virusit shumica e biznese, kompanive po punojnë nga shtëpia.

Një grua në Itali tregon jetën  e saj , si vazhdon puna pas një situate kaotike .

“Vetëm pasi u ktheva në shtëpi në mbrëmje, mora një mesazh nga shkolla e fëmijës tim. “Mbyllje e menjëhershme e shkollës: ju lutemi kontrolloni emailin tuaj për detaje të mëtejshme.” Nxënësit ishin rikthyer në shkollë pas pushimeve në Itali, dhe më pas ishin ndjerë keq. Shkolla po mbyllej si një masë paraprake.

Për mua, kjo do të ishte më shumë se një stërvitje.

Është një përvojë që tregon shume histori persomale  dhe sa shumë mund të ndikojnë epidemitë.

Pa u konfirmuar ende  ndonjë rast  me koronavirus, disa qindra familje duhej të mernin masa për fëmijët e tyre. Kjo nënkupton  takime dhe udhëtime biznesi të anuluara, projekte të vonuara dhe fitime të humbura shkruan World Economic Forum

Roli i punëdhënësve

Reagimi që trupi i njeriut ka ndaj Covid-19 është vendimtar dhe kritik. Në rastin e gruas në fjalë , ajo ka qenë me fat që Wellcome, fondacioni bamirës për të cilin punonte kishte menduar se si mund ti mbështeste punonjësit përmes mbylljes së shkollës, vetë-izolimit ose karantinës.

Covid-19 ka të ngjarë të arrijë në secilin vend herët a vonë, dhe për këtë arsye duhen marë masa paraprake para se situata të mos mund të kontrollohet dot më . Ekzistojnë tre mënyra të rëndësishme të cilat bizneset dhe punëdhënësit e tjerë mund të përgatiten ndaj kësaj situate për të lehtësuar ndikimet negative në shoqëri edhe më gjerë .

 Së pari, çdo staf duhet të ketë  marrë disa vendime Nëse shkollat ​​janë mbyllur ose janë pezulluar udhëtimet , njerëzit do të duhet të qëndrojnë në shtëpi.

Njerëzit do të duhet të punojnë nga shtëpia

Ka shumë pyetje të tjera për të cilat njërëzit presin përgjigje. Nëse një shkollë është mbyllur ose një familje është izoluar , a do të hiqni dorë nga rregullat ndaj fëmijëvë tani që punoni në shtëpi  duke marrë parasysh edhe faktin se do të duhet të kujdeseni edhe për fëmijët tuaj? A do të paguhen punonjësit që janë në izolim?

Punëdhënësit nuk janë të detyruar të paguajnë ata që qëndrojnë në shtëpi dhe padyshim që ndikon në fund të fundit. Por kostoja për biznesin (pa përmendur shoqërinë) e një personi të infektur që vjen në punë mund të jetë shumë më e lartë. Në cilat rrethana mund t’i kërkoni prindërve të izolohen nëse shkollat ​​e fëmijëve të tyre janë afër? Çfarë do të ndodhë me ata persona që nuk mund ti kryejnë punët e tyre nga  shtëpia? Punonjësit duhet të dinë se ku dhe çfarë të bëjnë përpara se virusi të jetë në pragun e derës raporton abcnews.al

Së dyti , informacionet që punëdhënësit i ofrojnë stafit të tyre janë ndër informacionet më të rëndësishme që ata kanë nevojë të marin në këtë kohë epidemike. Barometri Edelman Trust ka konstatuar në mënyrë të përsëritur se punëdhënësi i një personi është personi më i besuar nga të gjithë lajmet sociale që lexojmë- duke cekur kështu edhe biznesin në përgjithësi, qeverinë, mediat dhe OJQ-të.

Kur shefi flet, njerëzit dëgjojnë – dhe toni, saktësia dhe rëndësia e këshillave të punëdhënësve mund të bëjnë ndryshimin midis qetësisë dhe panikut.

Punëdhënësit janë të shqëtësuar gjithashtu për dhënien e informacioneve të sakta dhe të verifikuara nga Organizata Botërore e Shëndetit, Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve, ose Shëndetit Publik. Për ta bërë këtë më të lehtë, Wellcome, Edelman, Forumi Ekonomik Botëror, dhe të tjerët, në partneritet me OBSH po ndërtojnë një platformë që do të  japë informacione të sakta. Çdo kompani është e lirë të bashkohet me platformën  e re të krijuar për dhënien e informacioneve të sakta.

Dhe në fund , punëdhënësit kanë edhe një rol tjetër. Gatishmëria dhe reagimi ndaj epidemisë globale është shumë i rëndësishëm. Ndërsa bota e pasur mund ta përballojë më lehtë Covid-19, përhapja globale e virusit në më pak se tre muaj ka demonstruar se gjithashtu edhe vendet më të varfëra mund ta përballojnë njësoj raporton abcnews.al

Nuk ka ilaçe ose vaksina kundër Covid-19, dhe hulumtimi për të zbuluar vaksinën kërkon gjithashtu fonde. Kontributet e konsiderueshme financiare janë të nevojshme nga qeveritë me të ardhura të larta, nga filantropia dhe nga institucionet financiare globale si Banka Botërore, por edhe nga bizneset.

Kompanitë largpamëse duhet ta shohin këtë si një investim të zgjuar. Dhjetëra miliarda dollarë që bota duhet t’i përgjigjet Covid-19 nuk janë asgjë në krahasim me trilionët e fshirë nga bursat javën e kaluar. Konsumatorët dhe punonjësit gjithnjë e më shumë presin që bizneset të luajnë një rol  më të madh  në mbështetjen e të mirave publike globale, dhe të shohin përtej interesave të aksionarëve, por nuk ka nevojë të bëjmë thirrje apo të flasim për konceptë që tashmë shihen Kjo krizë është një kërcënim për aksionarët, por jo edhe më pak se sa është për shoqërinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!