3 mënyra se si gjithsecili mund të zgjedhë lumturinë

schedule22:35 - 6 Prill, 2023

schedule 22:35 - 6 Prill, 2023

Ja tre mënyra se si ne të kemi kontroll të plotë mbi lumturinë tonë:

Dashuria për veten

Ne mund të zgjedhim të shohim në pasqyrë, në kuptimin e drejtpërdrejtë dhe atë figurativ, dhe të shohim atë që nuk pëlqejmë – ose mund të zgjedhim të fokusohemi në atë që bëjmë. Ndërkohë që ka shumë gjëra që do të doja të ndryshoja tek vetja, unë e vlerësoj shumë personin për të cilin kam punuar shumë që të bëhem, dhe personin e lindur që jam. Nuk po them që duhet të vendosim “grila” për të fshehur të metat tona, apo që nuk mund të punojmë për t’u përmirësuar, por vjen një pikë kur, nëse duam që ta duam veten tonë, atëherë duhet të përqafojmë tërësisht atë që jemi – pikërisht ashtu si jemi në momentin aktual.

Perspektiva

Askush nuk i shpëton jetës pa sfida apo vështirësi. Megjithatë, mënyra si i perceptojmë këta momente të vështirë dhe hapësira brenda jetëve tona, është ajo që na dallon ne – si dhe qasjen tonë.

Sigurisht që do të ketë periudha trishtimi të thellë, dhe dhimbjeje, edhe luhatjeje herë pa here – për të gjithë ne. Megjithatë, duke zgjedhur që të shohim njerëzit dhe situatat që na sfidojnë, si shanse për t’u rritur, si edhe si pengesa thjeshtë të përkohshme, kjo është thelbësore për të shijuar në përgjithësi jetën tonë.

Papërsosmëria

Nëse kërkojmë perfeksionin, nuk do jemi në gjendje të shijojmë jetën. Njerëzit nuk do jenë kurrë perfektë, kështu që martesat tona nuk do ngjajnë me romanet me romancë, në punë do kemi gjithmonë ditë kur do të dëshironim të ishim diku tjetër, dhe ata që ne duam do të kenë nevojat e tyre, sfidat dhe betejat. Të presësh pengesa rrugës, dhe të meta, të ndihmon për të parë më mirë bukurinë e jetës.

Nga zemra ime prej gjeologeje, po jap një shembull shkence.

Një smerald, për shembull, është një varietet i mineralit Beril, dhe gjurmë të kromit dhe herë pas here vanadiumit, janë ato që i japin ngjyrën e fortë të gjelbër. Në thelb, smeraldët janë shumë të kërkuar sepse berili i pangjyrë “prishet” prej përfshirjes së këtyre metaleve, por ndërkohë ne nuk e shohim smeraldin si me të meta.

Një e metë, ashtu si bukuria dhe lumturia, varet thjeshtë nga mënyra se si ne e perceptojmë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!