Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

3 lojtarët e Barcelonës që nuk e duan Messin te Barcelona

schedule19:11 - 24 Dhjetor, 2022

schedule 19:11 - 24 Dhjetor, 2022

Siç raporton “Nacional”, ka futbollistë që aktualisht luajnë te Barcelona dhe janë kundër skenarëve të rikthimit të Lionel Messit në Camp Nou.

Konkretisht, botimi pretendon se Marc-Andre Ter Stegen, Robert Lewandowski dhe Ansu Fati nuk duan që ylli argjentinas të rikthehet te Barcelona për arsye të ndryshme.

Në fakt kjo pakënaqësi është shprehur edhe në dhomat e zhveshjes, por edhe në administratë.

Fati, në fakt, që është një nga asetet e skuadrës, nuk dëshiron të ndahet me “10”-ën në fanellë dhe nëse Messi do të kthehej, do ta merrte. Gjë që nuk i pëlqeu aspak. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!