3 km larg qytetit të Gjirokastrës, rruga në lagjen “Zinxhira” në mëshire të fatit

schedule14:35 - 2 Shtator, 2020

schedule 14:35 - 2 Shtator, 2020

Rruga në lagjen Zinxhira në Gjirokastër prej 25 vjetësh nuk njeh asnjë investim. Edhe pse ndodhet vetem 3 km larg qëndrës së qytetit, rruga është totalisht e amortizuar dhe me gropa.

Një lopatë nuk është hedhur në këtë rrugë. Nuk ka as kanalizime asgjë”, shprehet një qytetar.

Banorët thonë se i paguajnë rregullisht taksat. Ata shprehen se çdo fushatë elektorale, premtohet për investim, por deri më tani asgjë nuk është bërë. Banorët thonë se do të bojkotojnë zgjedhjet.

Nëse kryetari i bashkisë nuk do të vijë të ballafaqohet me këtë pupoll le të vijë”, ka thënë një banor.

Kur kanë interesin e votave vijnë ndryshe asgjë”.

Një tjetër problem është se nuk janë vendosur kosha për hedhjen e mbeturinave. Kjo ka bërë që çdo cep i lagjes të kthehet në depozitë mbetjesh inerte dhe urbane./abcnews.al