A dini vërtet si t’i lani flokët? Mund t’ju duket qesharake por pasi të lexoni këtë artikull mund të mendoni të kundërtën. Larja e duhur e flokëve nuk ka të bëjë vetëm me zgjedhjen e shampos së duhur por dhe me aplikimin e duhur. Siç shpjegon Raquel Moreno, një stilist flokësh, gabimi më i zakonshëm është aplikimi i shampos direkt në majë të kokës.
Një gabim tjetër i zakonshëm është sasia. “Gjëja e duhur është ta hidhni në pëllëmbë të dorës për ta shpërndarë mirë dhe më pas ta aplikoni në tre zona, duke filluar nga kurora e kokës, më pas në zonën e qafës dhe rreth veshëve.“, shpjegon ai. Hapi i tretë është shpërlarja e duhur në mënyrë që të largoni të gjithë shampon nga rrënjët deri tek skajet, shkruan abcnews.al.
Përveç këtyre tre rregullave, Moreno rekomandon që të riaplikoni shampon vetëm kur është e nevojshme. “Nëse krijohet shumë shkumë në aplikimin e parë, kjo do të thotë që flokët tuaj janë të pastër, kështu që nuk keni nevojë për dorën e dytë”, thekson ai. /abcnews.al