Emri i Nasser Al-Khelaifi duket se është përfshirë në skandalin e rrëmbimit dhe zhvatjes së një biznesmeni. Në shtator, Liberation raportoi në publikimin e saj se Franko-algjeriani, Tayeb Benabderrahmaneu arrestua më 13 janar 2020 në Katar dhe u burgos deri më 1 nëntor të të njëjtit vit.
Biznesmeni u tha se kishte materiale të ndjeshme që do të shfaqnin emrin e të fortit të Parisit si një nga ata të përfshirë në zgjedhjen e parregullt të Katarit si vend i Kupës së Botës.
Gazeta zbuloi se 42-vjeçari, i cili jetonte në Katar me gruan dhe fëmijët e tij, u vu nën presion të madh psikologjik dhe u lirua vetëm pasi ua dorëzoi dokumentet avokatëve të Al-Khelaifi përmes një marrëveshje konfidencialiteti.
Sipas RMC, biznesmeni 42-vjeçar ka bërë tashmë ankesën, ndërsa AFP zbuloi të hënën se tre gjyqtarë do të hetojnë akuzat. /G.D abcnews.al/