3 futbollistë përplasin Barcelonën dhe Real Madrid në një “El Clasico” jashtë fushës

schedule15:40 - 2 Mars, 2022

schedule 15:40 - 2 Mars, 2022

Barcelona dhe Real Madrid përveç fushës së blertë janë rival edhe jashtë saj. Të dy gjigandët spanjoll janë vënë në ndjekje të disa futbollistëve të cilët premtojnë shumë për të ardhmen, ndërsa synohet edhe transferimi i tyre gjatë merkatës së verës.

Katalanasit e Xavi Hernandez gjatë merkatës së janarit bërë disa transferime të goditura ku janë ambientuar menjëherë me grupin dhe po bëjnë të mundur edhe marrjen e rezultateve pozitive nga Barça.

Edhe në verë blaugranat priten të jenë një nga klubet më aktive për të marrë lojtarë që premtojnë se mund ta kthejnë skuadrën në nivelet e larta të futbollit.

Nga ana e tij, Reali përflitet se ka arritur marrëveshjen me një nga yjet e futbollit siç është Kylian Mbappe, ndërsa të tjera transferime priten gjatë merkatës së verës, sigurisht edhe financat e klubit ua lejojnë drejtuesve të bëjnë edhe goditje “big”.

Në gjithë këtë vorbull transferimesh që priten të bëhen në merkatën e verës, e sigurt është se si Barça ashtu edhe Real Madridi do të ofrojnë një ‘El Clasico’ jashtë fushës, pasi po shikojnë me  interes disa futbollistë.

Sipas “Fichajes”, tre futbollistë kanë vënë në një “luftë” Barcelonës dhe Real. I pari është futbollisti i Napolit, Fabian Ruiz, ku dëshirohet edhe nga Carlo Ancelotti, pasi te skuadra italiane kanë qenë së bashku.  Edhe Barca nuk ngelet pas për sigurimin e shërbimeve të lojtarit të Napolit, i cili shikohet nga Xavi Hernandez si i duhuri për një vend titullari në formacionin e katalanasve.

Sulmuesi i Lille, Jonathan David është lojtari tjetër që ka vënë përballë dy gjigandët spanjoll. Do të fitojë garën për të siguruar shërbimet e lojtarit kanadez, skuadra që do të mbushë më shumë arkat e klubit francez.

I treti por jo më pak i rëndësishmi është edhe Pablo Torre i Racing Santender. Mesfushori ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të rëndësishme në Spanjë. Si katalanasit ashtu edhe Los Blancos duan ta ‘kapin’, në mënyrë që futbollisti 18-vjeçar të vazhdojë të rritet në akademitë. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!