3 deri 6 muaj punë në Gjermani, Ambasada për shqiptarët e interesuar: Si të aplikoni

schedule15:39 - 6 Tetor, 2022

schedule 15:39 - 6 Tetor, 2022

Ambasada gjermane në Kosovë ka dhënë detaje për një mundësi punësimi në Gjermani. Kjo ambasadë thekson në rrjetet sociale se kush dhe si përfiton.

“Bashkohuni me Programin tonë të Internshipit të Biznesit Gjerman për Vendet e Ballkanit Perëndimor dhe bëhuni mbajtës i bursave të gjeneratës 2023. Aplikoni për një praktikë me pagesë tre deri në gjashtë muaj në një kompani lider gjermane në Gjermani duke filluar nga data 3 korrik 2023”, thuhet në njoftim.

Sipas ambasadës, thirrja për aplikim është e hapur nga 1 tetori deri më 16 nëntor.

“Thirrja për aplikim është e hapur nga data 1 tetor deri më 16 nëntor (11:59 pasdite) 2022”.

/GazetaExpress

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!