Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi është shtruar në spital, pasi rezultoi pozitiv me Covid-19.
Mirëpo, së fundmi mediat italiane raportojnë se ai është diagnostikuar me pneumoni të hershme bilaterale.
Ndërkohë kanë dalë pamjet nga spitali San Raffaele në Milano, ku struktura prej mbi 300 metrash katrorë ka nëntë dhoma dhe tri banjo. Gjithashtu, ky sektor është i pajisur me ëireless, pije freskuese, parukier, estetist dhe shtyp ndërkombëtar.
Këto foto janë të risjella edhe një herë që nga viti 2016 kur Berlusconi u shtrua në spitalin San Raffaele për një operacion në zemër.l.k/abcnews.al