3 arsyet pse njerëzit nuk vaksinohen kundër Covid-19

schedule11:54 - 19 Qershor, 2021

schedule 11:54 - 19 Qershor, 2021

The Conversation 

Vaksinimi i plotë i të gjithë të rriturve kërkon shumë kohë dhe sakrifica. Që fushata e vaksinimit të jetë e suksesshme, personat që janë përgjegjës për shpërndarjen e vaksinave duhet të sigurojnë popullin që ata kanë mundësi të vaksinohen dhe t’i motivojnë gjithashtu.

Për shembull, disa njerëz mund të mos kenë pasur informacionin e duhur për t’i bindur njerëzit se vaksina është e sigurt. Ata mund të mos dinë kur, ku dhe si ta marrin vaksinën. Ose ata mund të mos kenë mundësi të vaksinohen.

Mundësia ka të bëjë me kushtet e duhura për të marrë vaksinën. Për shembull, dikush mund të mos ketë mbështetje sociale nga familja dhe miqtë. Ose vaksina mund të mos jetë e disponueshme në vendin e tyre, kështu që ata nuk kanë mundësi të vaksinohen, raporton abcnews.al

Motivimi ka të bëjë me dëshirën për tu vaksinuar. Për shembull, disa njerëz mund të mos besojnë se vaksina do t’i mbrojë ata nga COVID-19, ose ata mund të mos jenë në gjendje të lënë pas frikën nga gjilpërat.

Njerëzit ndryshojnë nga aftësitë, mundësitë dhe motivimi, kështu që hapat për të inkurajuar personat për tu vaksinuar duhet të synojë pengesën kryesore. Për shembull, nuk është e dobishme t’u thuash njerëzve për rezultatet pozitive të vaksinimit COVID-19 nëse ata nuk kanë mundësi të vaksinohen.

Do të ishte e papërgjegjshme ti frikësojmë njerëzit duke u treguar atyre për rreziqet shëndetësore të mos vaksinimit, por ti bindin ata se mund të shkojnë të vaksinohen pa problem në momentin që do ta vendosin.

Studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar rishikuan disa të dhëna se si mund të inkurajojnë njerëzit të vaksinohen. Ata zbuluan se fokusi ishte kryesisht te aftësia e personave për ti shpjeguar pse vaksinat janë të rëndësishme.

Pra aftësia, mundësia dhe motivimi i njerëzve për të marrë vaksinën ndryshonin për shkak të faktorëve që shpesh nuk janë në dorën e njerëzve. Për shembull, disa vende kanë mundësi të pakta për shkak të kostos së vaksinave e cila  parandalon vaksinimin masiv.

Disa njerëz mund të kenë aftësi të pakta pasi mund të mos ketë informacione të mjaftueshme në lidhje me sigurinë e vaksinave – për shembull, gratë shtatzëna. Dhe disa njerëz kanë frikë nga vaksinat.

Një person mund të ketë aftësi, mundësi dhe motivim të ndryshëm me kalimin e kohës. Për shembull, disa mund të shqetësohen më shumë për sigurinë e vaksinave për dozën e parë, por nuk kanë qasje  për të marrë dozën e dytë.

Ekspertët e shëndetit publik duhet të adresojnë të gjitha këto pengesa për të siguruar që njerëzit mund të bëjnë vaksinën, në mënyrë që të gjithë të mbrohemi nga COVID-19 dhe ti rikthehemi normalitetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!