3.400 Euro të falsifikuara, kapet një person

schedule08:46 - 18 Tetor, 2019

schedule 08:46 - 18 Tetor, 2019

Një person është kapur në flagrancë në qytetin e Këlcyrës pasi qarkullonte me para të falsifikuara. Mësohet se në pranga është vënë Neuland Miçi, banues në Tepelenë. Atij iu sekuestruan 3400 Euro. Miçi i kishte paratë në kartëmonedha 100-she dhe 50-she të falsifikuara.

Ndërkohë në flagrancë është kapur edhe një person tjetër. Këtë radhë akuza është për vjedhje. Reoland Cacaj edhe pse banon në Vlorë, u kap në fshatin Kodër të Gjirokastrës ku tenoi të vidhte banesën e një personi.

Krimin Cacaj tentoi ta kryente sëbashku me një person tjetër, i cili mbetet ende i paidentifikuar. Policia po punon për kapjen e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!