3.4 milionë eurot në Toyota Auris, prokurori: Pyetja që do t’i bëja Bashës në SPAK

schedule22:57 - 10 Shkurt, 2022

schedule 22:57 - 10 Shkurt, 2022

Prokurori Eugen Beci është vënë në vendin e autoriteteve belge dhe ka treguar pyetjen e parë që do t’i bënte kreut të PD Lulzim Basha nëse do të ishte në vendin e tyre.

“Si e more vesh dhe kush ta tha, dhe çfarë të dhëne ke se kush është personi që po i pret lekët në Shqipëri?”, tha Beci në emisionin “Log” në Abc.

Diskutimi në emisionin “Log” në Abc:

Lorenc Vangjeli: Cilat do të ishin pyetjet që do i bëje Bashës?

Eugen Beci: Si e more vesh dhe kush ta tha, dhe çfarë të dhëne ke se kush është personi që po i pret lekët në Shqipëri? Faktet që belgët këmbëngulën tregon se Basha ka thënë të vërtetën për burimet.

Pyetje: A keni burime në prokurori?

Eugen Beci: Shokët nuk tregojnë (qesh). Kam punuar për rreth 10 vjet me prokurorë belgë. Ata duhet të kenë bërë një hetim kompleks sa i përket pyetjeve. Në indicien që tha në parlament Basha ai kishte shumë të dhëna, a janë verifikuar të dhënat që ato janë të x deputetit që përmendi. Autoritetet  belge janë të lira ti bëjnë këto hetime.

Kryetari i Partisë Demokratike ka dëshmuar përpara prokurorëve belgë lidhur me hetimin për 3.4 milionë Eurot e gjetura në automjetet Toyota Auris në Qershor 2018 në Portin e Durrësit.

Basha ka qëndruar më shumë se një orë brenda godinës së SPAK, ku i është përgjigjur prokurorëve të Belgjikës të cilët prej disa ditësh qëndrojnë në Tiranë për të kryer hetime për dosjen “Toyota Auris”.

Pas përfundimit të dëshmisë, Basha u shpreh se hetimi nuk është mbyllur, por paratë janë të sekuestruara dhe çështja vijon të hetohet nga pala belge. E në këtë aspekt, Basha u shpreh se është në dispozicion të drejtësisë për hetimet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!