3.2 mln dollar për ndërtimin e maternitetit të ri në Lezhë

schedule13:56 - 4 Tetor, 2019

schedule 13:56 - 4 Tetor, 2019

Brenda korpusit te spitalit rajonal ne Lezhe ka nisur puna për ndërtimin e maternitetit të ri, një investim i qeverisë  prej 3.2 milionë dollarë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inspektoi punimet dhe u shpreh se ky nuk është i vetmi investim në maternitete këtë vit.

“Pas ndërtimit të maternitetit të Korçës dhe Sarandës, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është duke investuar me fonde të buxhetit të shtetit për tranformimin e materniteteve edhe në spitalet rajonale të Kukësit dhe Beratit”, tha Manastirliu.

Materniteti i ri i Lezhës do të ketë sipërfaqe ndërtimi mbi 3000 m2, godina do të jetë 5 kate 4 kate mbitokë dhe 1 kat nëntokë. Në ambientet e maternitetit do të ketë 3 salla lindjeje, dy salla operacioni dhe pajisje mjekësore të teknologjisë së lartë. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!