29-vjeçari në Gjirokastër plagos rëndë me gërshërë të ëmën dhe një punonjës policie

schedule22:26 - 24 Qershor, 2020

schedule 22:26 - 24 Qershor, 2020

Një 29-vjeçar ka plagosur nënën e tij me gërshërë si dhe një punonjës policie që ndërhyri për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Njoftohet se K.A., i ka bërë këto veprime në gjendje depresive ndërsa shtohet se ai është banues në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër, dhe vuan nga probleme të shëndetit mendor.

29-vjeçari ka kërcënuar t’i marrë jetën të ëmës dhe në atë moment agjenti i policisë, 30-vjeçari E. L.,ka ndërhyrë për të shmangur goditjen dhe aty është plagosur në gjoks. Si punonjësi e policisë ashtu edhe nëna 59-vjeçarja e autorit janë dërguar për në spitalin e Gjirokastrës për të marrë ndihmë mjekësore.

29-vjeçari është shoqëruar në ambientet e policisë.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Në gjendje depresive, 29-vjeçari plagosi nënën me gërshërë, plagosi rëndë dhe një punonjës policie që ndërhyri për të parandaluar përshkallëzimin e veprimeve agresive të mëtejshme të autorit ndaj nënës së tij.

Rreth orës 20:05, në Sallën Operative ka ardhur njoftim se shtetasi K. A., 29 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, kishte plagosur me gërshërë nënën e tij dhe po e kërcënonte për ta vrarë.

Menjëherë ka shkuar Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Gjirokastër dhe agjentët e Policisë Kriminale, të cilët i kanë bërë thirrje 29-vjeçarit të dorëzohej, por ky i fundit ka tentuar të vriste nënën e vet dhe në atë moment agjenti i Policisë Kriminale  E. L., 30 vjeç, ka ndërhyrë për të shmangur goditjen dhe për pasojë autori ka plagosur në gjoks punonjësin e Policisë, i cili është transportuar së bashku me nënën e 29-vjeçarit, shtetasen I. A., 59 vjeçe, në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjeksore.

Momentalisht shtetasja I. A. dhe punonjësi i Policisë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Me ndërhyrjen e punonjësve të tjerë të Policisë është bërë neutralizmi i 29-vjeçarit, i cili ndodhet i shoqëruar në ambientet e Policisë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!