Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

29 Nëntori/ Presidenti Begaj: Gëzuar festën e Çlirimit Shqipëri. Përgjithmonë, besnikë ndaj të njëjtave vlera

schedule10:39 - 29 Nëntor, 2025

schedule 10:39 - 29 Nëntor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot shqiptarët për Ditën e Çlirimit.
“Gëzuar festën e Çlirimit Shqipëri! Dje, sot dhe përgjithmonë, besnikë ndaj të njëjtave vlera. Sot përkulemi me nderim para sakrificës së popullit tonë dhe dëshmorëve të Luftës së Dytë Botërore, që dhanë jetën për lirinë dhe çlirimin e atdheut. Guximi, qëndresa dhe gjaku i tyre janë themelet mbi të cilat qëndron liria jonë.
Mirënjohja jonë nuk është vetëm kujtesë historike, por detyrim i përditshëm për të mbrojtur lirinë, dinjitetin njerëzor dhe paqen.”

Me rastin e 81 vjetorit të fitores së luftës kundër nazifashistëve, Presidenti i Republikës kreu homazhe pranë memorialit “Nënë Shqipëri” ku vendosi një kurorë me lule në nderim të të rënëve për çlirimin e atdheut.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!