28-vjeçarja vdes gjatë një operacioni për humbje peshe në Turqi

schedule12:19 - 4 Prill, 2023

schedule 12:19 - 4 Prill, 2023

Britania është tronditur nga vdekja e një 28 vjeçarje që udhëtoi në Turqi për të bërë një operacion për humbje peshe. Siç raporton rrjeti britanik BBC dhe “ Daily Mail ”, 28-vjeçarja Shannon Boëie ka ndërruar jetë të shtunën, gjatë një operacioni kirurgjik për humbje peshe, i njohur si “ gastrik banding ”.

E çuditshmja është se edhe pse vajza vdiq të shtunën, lajmi për vdekjen e saj u bë i ditur sot. 28-vjeçarja vendosi të shkojë në Turqi ku çmimet janë më të përballueshme dhe t’i nënshtrohet një operacioni me synimin për të pasur “trupin ideal”.

Siç raporton gazeta britanike “Mirror”, autoritetet britanike i kanë bërë thirrje Turqisë që të japë shpjegime lidhur me shkaqet e vdekjes së 28 vjeçares..

Kujtohejmë se, më 22 mars, një hetim i BBC-së  nxorri në pah se shtatë pacientë britanikë që udhëtuan në Turqi për t’iu nënshtruar një operacioni për humbje peshe vdiqën në sallën e operacionit.

Me humbjen e Shannon-it , ky numër rritet.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!