Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur në Tiranë, ku një 28 vjeçare është dhunuar barbarisht nga bashkëjetuesi Gleard Gusholli. Efektivët e Komisariatir nr. 2 në kryeqytet janë njoftuar pak pas mesnatës së të shtunës për një vajzë që ishte dërguar me shenja dhune në një klinikë afër komisariatit.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton për ABC News se e reja ishte çuar aty nga dy vajza të tjera. Më pas është transportuar në Spitalin e Traumës pasi ka qenë në gjendje të rëndë, e rrahur, e goditur dhe e gjakosur në të gjithë trupin.
Njëra prej vajzave që e ka dërguar në klinikën private ka qenë motra e agresorit, e cila është marrë në pyetje nga policia dhe i ka dërguar në banesë ku vajza është mbajtur dhe dhunuar për ditë me radhë. Brenda banesës policia ka gjetur edhe një këmbë karrige me të cilën dyshohet se ka dhunuar barbarisht vajzën, bën me dije gazetaria e ABC News Xhensila Kodra.
LEXO EDHE: Mbajti peng për një javë bashkëjetuesen edhe e dhunonte sistematikisht, arrestohet 31-vjeçari
Mësohet se njëri prej djemve që ka ndihmuar Gushollin të largohet e të fshihet ka qenë kunati i tij, burri i motrës. Për disa orë me radhë policia e ka kërkuar dhe është lokalizuar diku pranë Zogut të Zi. Gusholli, pasi është arrestuar ka treguar se ishte shumë xheloz, por nuk ka dhënë detaje të plota e konkrete në lidhje me ngjarjen e rëndë. Vajza mësohet se e ka kaluar rrezikun për jetën./abcnews.al