Mayra Ramirez deklaroi se ka qenë shumë e kujdesshme në zbatimin e çdo mase përpara se të shtrohej në një spital të Chicagos me simptoma të koronavirusit, shkruan CNN.
Ajo u shtrua në dhomën e urgjencës së Spitalit Memorial të North-West, më 26 prill, dhe brenda disa minutash filloi përvoja e saj shqetësuese.
“Gjithçka që mbaj mend ishte periudha kur më zuri gjumi ndërsa isha në intubim dhe më pas gjashtë javë të plota të këqija”, tha ajo për CNN. “Disa nga makthet më shkaktuan edhe probleme në frymëmarrje”.
Koronavirusi i kishte dëmtuar disa prej organeve në trup, raporton abcnews.al
Pasi Ramirez kaloi më shumë se një muaj në ventilator, familja e saj udhëtoi nga Karolina e Veriut për t’i dhënë lamtumirën e fundit pasi mjekët e njoftuan se nuk ishin të sigurt nëse ajo do të mbijetonte.
Kishte një mundësi për të shpëtuar jetën e saj: një transplant i dyfishtë i mushkërive. “Pa transplant, ajo nuk do të kishte mbijetuar”, tha Dr. Ankit Bharat, shefi i Kirurgjisë në Chicago, duke shtuar se Ramirez kishte ndërlikime të shumta nga virusi. Fakti që ajo ishte e re dhe kishte qenë e shëndetshme, e bëri atë një kandidate të mirë për procedurën e rrallë, raporton abcnews.al
“Po shihja veten dhe nuk mund të njihja trupin tim”, tha Ramirez pasi u zgjua dhe shtoi “Unë nuk mund të flisja, mezi mund të ngrija një gisht, nuk mund të lëvizja. Kisha shumë dhimbje”.
Ramirez tani është amerikania e parë që i është nënshtruar procedurës pas një beteje me koronavirusin. Tani kanë kaluar gati dy muaj nga operacioni dhe ajo po rikuperohet në shtëpi. Ajo thotë se është akoma e dobët dhe se ka ende vështirësi në frymëmarrje./abcnews.al