Një-28 vjeçar në Pogradec ka denoncuar përmes mediave dhunën e ushtruar ndaj tij, nga policia lokale. Ngjarja sipas tij ka ndodhur të hënën në mëngjes, tek dera e komisariatit. I riu thotë se ka goditur me shkelma, gomat e makinës private të efektivit të qarkullimit, Bujar Xhyra .
Shkak për këtë reagim ishte një gjobë e marrë para dy vitesh. 28 vjeçari Ilir Bego, pretendon se efektivët e kanë marrë me forcë në komisariat dhe e kanë goditur me grusht tri herë në gjoks.
Më pas ai thotë se e kanë lënë të lirë. Bego shprehet për mediat se ka frikë të denoncojë policët, ndërsa prokurori i rrethit nuk ka pranuar t’i marrë denoncimin./abcnews.al