28 vite pas vdekjes së tij, Freddie Mercury vazhdon të bëjë dhurata për familjarët e tij

schedule08:38 - 4 Janar, 2020

schedule 08:38 - 4 Janar, 2020

Dyqanet e departamenteve Fortnum & Mason kanë përmbushur një nga dëshirat e fundit të Freddie Mercury për 28 vite rresht. Ylli, i cili ndërroi jetë në 1991, në fakt kishte menduar që një pjesë e trashëgimisë së tij të shkonte në blerjen e dhuratave për miqtë dhe familjen e tij, të cilët vazhdojnë të marrin ende dhurata për Krishtlindje. Këngëtari i donte aq shumë të dashurit e tij, saqë dëshironte t’u linte atyre një dhuratë çdo vit.

Kështu që nga pragu i Krishtëlindjes 1992, nga depot e Fortnum & Mason në Piccadilly 181, postierët shpërndajnë shporta të Krishtlindjeve tek të njohurit e vjetër, nipërit dhe të afërmit e tij.

Një përgjegjës për depon e zbuloi këtë gjë për Daily Mail. Dhe një dëshmi vjen edhe nga shoku i tij  Elton John i  cili, në biografinë e tij, tha se ai mori një dhuratë të papritur ditën e Krishtëlindjeve një muaj pas vdekjes së tij. Ishte një pikturë e çmuar në fund të shekullit XIX nga piktori anglez Henry Scott Tuke. /abcnews.al