Një operacion antidroge është zhvilluar mbrëmjen e së dielës në Vlorë, ku si rezultat janë arrestuar 27 persona dhe shpallur në kërkim 4 të tjerë.
Policia ka dhënë detaje në lidhje me këtë aksion ku është shprehur se deri më tani janë dhënë 41 urdhër arreste.
LEXO EDHE: Aksion antidrogë në Vlorë, arrestohen rreth 30 persona
Sipas uniformave blu është bërë i mundur arrestimi i 27 personave, 4 të tjerë janë shpallur në kërkim, për 5 është vendosur arrest shtëpie dhe 5 të tjerë vendimi për detyrim paraqitje.
Ndër të tjera burime për abcnews.al bëjnë me dije se gjatë këtij operacioni është sekuestruar një lëndë e konsiderueshme kanabisi dhe 2 armë të gjetura në banesa të ndryshme.
Ndërkohë aksioni do të vijojë për zbardhjen e plotë të personave të përfshirë në këtë rrjet trafiku lëndësh narkotike. e.su./abcnews.al